Berisha: shtetasit e Shqiptarisë do të lëvizin pa viza në vjeshtë në BE
Një ditë pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Jashtëm Europarlamentar për liberalizimin
e vizave me Shqipërinë, kryeministri i Vendit Sali Berisha deklaron se vjeshta e këtij
viti do të shënojë një epokë të re sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Shqipërisë
në vendet e unionit. Një ëndërr kjo e kahershme e shqiptarëve për t'u lidhur më
pranë me vendet e bllokut, tha shefi i ekzekutivit. Sipas Berishës vendimi pozitiv
i marrë nga eurodeputetët parlamentarë të Strasburgut u bë realitet pas përmbushjes
se reformave që ka ndërmarrë vendi ynë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit
dhe në mënyrë të veçantë në pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta biometrike.
"Kjo u arrit pasi qeveria çliroi Shqipërinë nga bandat e krimit, bëri të mundur pajisjen
e shqiptarëve me pasaporta biometrike, digjitalizoi 14 mijë regjistra. Me gërshërën
e ligjit luftuam korrupsionin, duke dyfishuar të ardhurat", tha kryeministri Berisha.