2010-09-08 14:11:01

Papa: gratë japin kontribut të çmueshëm teologjisë e Kishës.


Kisha, sot tha Papa gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, ka nevojë për “gra të shenjta e guximtare si Hildegarda nga Bingeni që, duke i vlerësuar dhuratat që kanë marra prej Zotit, japin kontributin e tyre të çmuar për rritjen shpirtërore të bashkësive tona e për Kishën e kohës sonë”.
Shën Hildegarda, kujtoi Papa, ka kundërshtuar lëvizjen e katarëve gjermanë, që “pretendonin të bënin një reformë rrënjësore në Kishës, për të luftuar sidomos shpërdorimet që bëheshin nga ana e klerit”. E shën Hildegarda i qortonte në mënyrë të ashpër duke u bërë me dije se në këtë mënyrë ata donin ta përbysnin vet natyrën e Kishës, dhe u përkujtonte se përtëritja e bashkësisë kishtare nuk arrihet aq me ndryshimin e strukturave, sa me shpirtin e sinqertë të pendesës, lutjes e përmes udhës së kthimit të vërtet” te Zoti.
“ Këtë mesazh - shtoi Papa Racinger në katekizmin e audiencës së përgjithshme - nuk duhet ta harrojmë kurrë”, sepse përtëritja e vërtetë e Kishës arrihet me lutje e pendesë e jo me ndryshimin e strukturave.E po të shikojnë realitetin e sotë, vërejmë që qytetërimi modern është më i angazhuar në rafinimin e veseve, se sa të kultivoj e përsor virytet.








All the contents on this site are copyrighted ©.