2010-09-07 18:05:38

Selia Shenjtë ndjek nga afër gjarjen Sakineh: ndëhyrje përmes rrugëve diplomatike e jo në formë publike, pohon atë Lombardi.


Selia e Shenjtë ndjek me vëmendje e pjesëmarrje ngjarjen e Sakineh. Kështu deklaroi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, i pyetur nga gazetarët pas thirrjes së të birit të gruas iraniane drejtuar bashkësisë ndërkombëtare e Vatikanit.
Atë Lombardi nënvizoi se “dihet tashmë qendrimi i Kishës kundër dënimit me vdekje”, e shtoi se “vrasja me gurë është një formë veçanarisht brutale”. Atë Lombardi kujtoi që kur Selisë së Shenjtë i kërkohet të ndërhyn mbi çështjet humanitare pranë autoriteteve të Vendeve tjera, “siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, ajo zakonisht vepron jo në formë e në mënyrë publike, por përmes kanaleve të veta diplomatike”.
Për sa i përketë zhvillimeve të fundit të çështjes Sakineh Mohammadi Ashtiani, dënimi me gurë në Iran për shkelje të besnikërisë së kurorës së martesë dhe pjesëmarrje në vrasjen e burrit, duhet njoftuar se sipas avokatit të saj, ekzekutimi rrezikon të jetë çështje orësh. Gjyqi Suprem iranian ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për prishje të vendimit dhe ndaljen e ekzekutimit me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.