2010-09-07 13:41:26

Sekretarit të Papës, mons. Gaenswein çmimi Capri-San Michele 2010 për vëllimin “Benedikti XVI Urbi et Orbi. Me Papën në Romë e nëpër udhët e botës”.


Juria e Çmimit Capri-San Michele ka vendosur t’ia caktoi mirënjohjen më të lartë 2010, për seksionin “Imazhe e Vërteta”, mons. Georg Gaenswein, sekretarit të veçantë të Papës Racinger e autorit të librit “Benedikti XVI Urbi et Orbi. Me Papën në Romë e nëpër udhët e botës”, botuar nga Shtëpia botuese e Vatikanit. Komisioni i Çmimit Capri-San Michele kryesohet nga prof. Francesco Paolo Casavola e ndër anëtarë ka personalitete si prof. Lorenzo Ornaghi, rektor i Universitetit Katolikë të Milanos.
Vepra që ka fituar çmimin e parë në mënyrë absolute është “Zoti sot”, botuar nga Cantagalli Editor, që përmbledh ndërhyrjet më të mira në Kongresin ndërkombëtar të dhjetorit të kaluar me titullin “ Zoti Sot. Me të apo pa të ndryshon gjithçka”, organizuar nga Komiteti për Projektin kulturor të Konferencës ipeshkvnore katolike italiane.
Vëllimi përmban mesazhin e Benediktit XVI e përfshin relacionet e kardinajve Bagnasco, Ruini, Scola e të kryeipeshkvit Ravasi, si dhe relacione tjera të shumë studiuesve e profesorëve universitarë ndërkombëtar. Cmimi i veçantë i është dhënë edhe veprës “ Çështja e pashmangshme e Zotit”, shkruar nga Pietro Barcellona e Francesco Ventorino e botuar nga shtëpia botuese Marietti. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të zhvillohet në Anacapri, të shtunën më 25 shtator në ora 18.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.