2010-09-07 18:19:37

Komisioni i Parlamentit Evropian miraton raportin e vizave për Shqipërinë


Komisioni i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Parlamentin Evropian ka miratuar projekt/raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. 43 votuan pro, 2 kundër dhe tre anëtarë të tjerë abstenuan. Ky është një prej votimeve paraprake të projektit që pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.
Në Strasburg nevojitet një votim i thjeshtë, dhe më pas procesi i liberalizimit do të ecë përpara në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nëntor. Këshilli do të vendosë më pas nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave që sipas gjasave do të ndodhë brenda këtij viti. Përfaqësuesit evropianë Shqipëria kryesisht ka përmbushur kriteret teknike dhe si rrjedhojë do të përfitojë shumë shpejt nga ky regjim.







All the contents on this site are copyrighted ©.