2010-09-06 18:30:17

Shqipëri: Presidenti Topi dekreton datën 8 maj 2011 për zgjedhjet lokale


Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të zhvillohen më 8 maj të vitit 2011. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dekretoi sot, datën 8 maj 2011 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në vend.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, këtë vendim, Kreu i Shtetit e mori në mbështetje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Dekreti i Kreut të Shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore hyn menjëherë në fuqi.
Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen njëkohësisht në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga datat 15 mars deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor.
Mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë, të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007, u shpall më 8 qershor 2007.







All the contents on this site are copyrighted ©.