Nesër në Prishtinë mbahet konferenca shkencore kushtuar Nënë Terezës
Nesër në Prishtinë fillon punimet konferenca shkencore ndërkombëtare “Jeta dhe vepra
e Nënës Terezë”. Në konferencë është paralajmëruar të paraqiten kumtesat e trajtesat
shkencore të 21 studiuesve shqiptarë dhe huaj. Konferenca mbahet nën Patronazhin e
Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë
dhe Sportit të Kosovës dhe bashkëpunimin e Kishës katolike të Vendit. Ajo është organizuar
nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, me rastin
e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.