2010-09-03 15:49:46

Papa të rinjve të DBR 2011: në një shoqëri që krijon “parajsa” pa Zot, vini në Hyjin shpresat tuaja


“Jini dëshmitarë të shpresës së krishterë” në epokën e globalizimit, që preferon injorimin apo mënjanimin e Zotit e krijon “parajsa” alternative. Ky është një ndër nxitjet e këshillat që karakterizojnë Mesazhin e Papës Benediktit XVI drejtuar që do të marrin pjesë në Ditën e ardhshme botërore të rinisë, në program në Madrid në vitin 2011.
Papa i fton të rinjtë ta përforcojnë fenë, të themeluar në Krishtin, që është garanci e qetësisë dhe lumturisë së vërtetë.
Të krishterët, e sidomos të rinjtë, nuk duhet të lejojnë veten të “joshën nga bota e mendësisë laiciste” që don të mënjanojë Zotin nga jeta e njerëzve dhe e shoqërisë, duke projektuar e orvatur të krijon një ‘parajsë’ pa Të”, derisa “përvoja na mëson se “bota pa Zot bëhen ‘ferr’ e tmerr. Në mesazhin për Ditën botërore të Rinisë 2011, Papa Benedikti XVI tërheq vëmendjen kundër “rreziqeve” e “relativizmit të përhapur”.
Një tendencë kjo - vëren Papa në mesazhin e tij - që është çuar botën në kohët e Korintianëve të cilëve u shkruante shën Pali Apostull; një botë në të cilën mbizotëron egoizmi; ndarjet e përçarjet në familje, urrejtja ndërmjet personave e ndërmjet popujve, mungesa e dashurisë, e gëzimit dhe e shpresës”. “Përkundrazi - shton Papa - aty ku njerëzit e popujt e pranojnë Zotin”, “ndërtohet konkretisht qytetërimi i dashurisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.