2010-09-02 18:27:03

Izraelitët e palestinezët ballafaqohen me sfidën e paqes.


Hapen në Uashington bisedimet e drejtpërdrejta e Obama shpreson në një marrëveshje brenda një viti.
“Mund të arrijmë te paqja në Lindje të Mesme brenda një viti: izraelianët e palestinezët nuk duhet të lejojnë t’u ikën kjo mundësi”. Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, hap sot zyrtarisht negociatat ndërmjet Izraelit e Autoritetit palestinez (Ap). Negociatat duhet të përballojnë e tejkalojnë edhe atentatet kundër kolonëve në Cisjordani, afër Kokhav Hasgŕar, në lindje të Ramallahut.
Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë shprehur mbështetjen për arritjen e një marrëveshjeje paqësore për konfliktin, gjatë procesit të bisedimeve, që mbahet në Uashington. Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, duke iu drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e quajti atë “partner në paqe”. Netanjahu shtoi se ka ardhur koha për një paqe përfundimtare. “Çdokush humbet nëse nuk ka paqe. Kam ardhur këtu të arrijë paqen që do t’i sjellë përfitime të gjithëve. Kam ardhur këtu për të gjetur zgjidhje”, tha Netanjahu. Abas nga ana e tij tha se beson që një ujdi paqësore mund të arrihet brenda një viti. Ai i bëri thirrje Izraelit të ngrijë zhvillimin e kolonive hebreje në Bregun Perëndimor në mënyrë që të krijohet një shtet i pavarur palestinez. Presidenti Obama i bëri thirrje të dy palëve të lënë mënjanë mosbesimin dhe të përdorin mundësinë për paqe.

Hamasi vazhdon sulmet kundër Izraelit
Grupi islamik Hamas do të vazhdojë sulmet kundër Izraelit, pavarësisht goditjeve kundër aktivistëve të tij, tha zëdhënësi i kësaj organizate. Izraeli dhe Autoriteti Palestinez kanë arrestuar në operacione të ndara qindra veprimtarë të Hamasit, pas vrasjes së katër izraelitëve të martën e kaluar. Deklarata vjen në kohën kur në Uashington sot fillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.