2010-09-01 18:50:32

Shtegtim në zemrën e gjelbër të Evropës. Nismë e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Imzot Massafra flet për mbrojtjen e mjedisit.


(01.09.2010 RV)U kremtua sot Dita për mbrojtjen e Gjithësisë, në të cilën është impenjuar aktivisht edhe Kisha Katolike. Sivjet, nga Këshilli i Konferencave ipeshkvnore të Evropës, është organizuar i ashtuquajturi “shtegtim i gjelbërt”, i cili filloi pasdite në qytetin hungarez të Estergomit, pas Meshës së kremtuar nga kardinali Peter Erdë, kryetar i ipeshkvijve evropianë.
Nesër, ipeshkvijtë do të jenë në Bratislavë të Sllovakisë, të premten në Austri, të shtunën në Burgeralpe e të dielën, 5 shtator, në shenjtëroren e Mariacelit, ku do ta mbyllë veprimtarinë, kryeipeshkvi i Vienës, kardinali Kristof Shënborn.
Në shtegtim merr pjesë edhe kryeipeshkvi metropolit i Shkodrës që përfaqëson Konferencën Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Anxhelo Masafra, që flet për mbrojtjen e mjedisit këtë në mikrofonin e don David Gjugjës.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.