2010-09-01 12:37:19

Në Greqi fillojnë hetimet për sulmin me bomba molotov kundër autobuzit shqiptar


(01.09.2010 RV)Policia greke po bën hetime për incidentin e mesnatës të së dielës, kur një autobuz me targa shqiptare u sulmua me bomba molotov në zonën e Mesolongjit, në Greqinë Perëndimore. Po ndiqen të gjitha pistat: për motive nacionaliste, raciste, ose, siç është thënë këto ditë, për tifozeri. Sulmuesit kujtonin se në autobuz kishte tifozë të një ekipi kundërshtar grek. Fatmirësisht, askush nuk ishte brenda dhe ky sulm përfundoi vetëm me dëme materiale.
Është hera e dytë, që autobuzë shqiptarë bëhen pre e sulmeve në territorin grek. Në fillim të korrikut, persona të maskuar hapën zjarr në një restorant, kundër pasagjerëve të 3 autobuzave, që po udhëtonin për në Shqipëri. U plagosën tre emigrantë shqiptarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.