2010-09-01 12:37:10

Banka Qendrore e Shqipërisë kërkon ndryshimin e politikës për kredinë


(01.09.2010 RV)Banka e Shqipërisë uron që bankat e tjera të pranishme në vend të ndryshojnë politikën e shtrënguar për kreditë, duke lehtësuar sidomos kushtet e marrjes së kredive për ndërmarrjet dhe për ata privatë, që duan të blejnë shtëpi.
Në raportin trimujor të saj, vërehet se gjatë katër muajve të parë të vitit 2010, niveli i dhënies së kredive është rritur me 4,4% në krahasim me 6,3%-shin e së njëjtës periudhë, në vitin e kaluar. Një nga arsyet, që bankat e kanë shtrënguar dorën është rritja e borxheve që nuk paguhen. Në fund të qershorit, ato ishin 12,2% e totalit, në krahasim me 8,7% të vitit të kaluar.
Kriza ekonomike ndihet pra edhe në Shqipëri e ulja e numrit të kredive ka sjellë pezullimin e investimeve afatgjatë. Banka Qendrore e këshillon qeverinë të gjejë alternativa për financimin e defiçitit të bilancit, jashtë tregut kombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.