2010-08-31 19:28:30

Trupat amerikane lëshojnë Irakun, tani fillon frika nga terrorizmi


Prej ditës së sotme Iraku është Vend sovran e i pavarur: kështu kryeministri irakian përshëndet trupat e fundit amerikane. Presidenti amerikan, Obama, do të sanksionoj sonte me një fjalim drejtuar kombit datën simbolike të përfundimit të operacioneve luftarake në Irak, pas një pranie shtatë vjeçare në Vend.
Prej ditës sotme, trupat e SHBA-së në Irak janë më pak se 50 mijë njësi e misioni i tyre është ai i këshillimit e mbështetjes së ushtrisë irakiane. Kryeministri irakian al Maliki tha se Iraku tani është sovran dhe i pavarur, mirëpo situata në vend është ende shumë larg stabilitetit e të gjithë tash e tutje janë në pritje se çka do të ndodhë pas largimit të amerikanëve. Tani të gjithë kanë frikën që terroristët ekstremistë do të kthehen e kontrollojnë regjimin e vendin.







All the contents on this site are copyrighted ©.