2010-08-31 19:42:53

Në Uashtington në lojë e ardhmja e Lindjes së Mesme, të enjten negociatat izraelite e palestineze


Izraelitet e palestinezët priten në Shtëpinë e Bardhë. Atmosfera është e tensionuar, mirëpo shpresa është e detyrueshme. Nesër, delegacionet izraeliane e palestineze do të arrijnë në Uashtington për të rifilluar dialogun e bllokuar prej 20 muajsh. Nga ana tjetër, Netanyahu, i detyruar të ballafaqohet me elementet më ekstremiste të Qeverisë së tij që janë kundër pezullimit të ngulimeve, nga ana tjetër, Abu Mazen, që është i angazhuar me kërcënimet e grupeve radikale të galaktikën e Jihadit islamik.
Presidenti Obama në momentin e parë do të takojë veç e veç kryeministrin izraelit, Netanyahu, liderin palestinez, Abu Mazen, presidentin egjiptian, Mubarak dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Të enjten e ardhshme, janë parashikuar bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet delegacioneve izraelite e palestineze, nën udhëheqjen e sekretarit të Shtetit amerikan, Hilari Klinton.







All the contents on this site are copyrighted ©.