2010-08-31 17:37:55

Kryeipeshkvi i Westministerit, Nichols mbi vizitën e Papës: Benedikti XVI do t'i flasë zemrës së anglezëve


“Papa Benedikti XVI të jetë i mirëseardhur në Britani të Madhe”: kështu pohon Lord George Carey, ish Primat anglikan që, në një mesazh, nënvizon “rolin pozitiv të Kishës katolike për shoqërinë britanike”. Dy javë para udhëtimit të Papës në Britani të Madhe, pritja për një ngjarje që do të përfshijë jo vetëm komunitetin katolikë, por mbarë Vendin bëhet gjithnjë më interesante dhe e ngrohtë. Mbi shpresat dhe pritjet e këtij udhëtimi apostolik, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Westminsterit, imzot Vincent Nichols, president i Konferencës ipeshkvnore të Anglisë e Uellsit.

“Personalisht, e pres vizitën me gëzim e me pjesëmarrje të madhe, sepse prania e Papës këtu në Angli do të jenë një moment shumë i rëndësishëm për jetën fetare. Them këtë sepse Benedikti XVI është protagonist elegant, plot respekt ndaj të gjithëve. Mendoj se publiku anglezë, skocezë e ai i uellsit do të pranojë Atin e Shenjtë me përzemërsi e dashamirësi që do të rritet pa dyshim gjatë vizitës.

Zemra e këtij udhëtimi është Beatifikimi i kardinalit Njuman. Sa e rëndësishme është kjo ngjarje për shoqërinë angleze e jo vetëm për katolikët?
Për ne, është një moment historik, sepse është hera parë në 500 vjet që do të beatifikohet një person jo martir. Njuman është një figurë e rëndësishme e kulturës angleze dhe “udhëtimi” i tij nga Kisha anglikane në Kishën romake ka përfaqësuar një gjë të mrekullueshme për kohën e tij. Njuman pati aftësi të jashtëzakonshme për të shpjeguar këtë udhëtim feje. Me siguri ai është një figurë e letërsisë, një figurë edukative. Për të gjitha arsyet që dihen, ky Beatifikim është shumë i rëndësishëm.

Papa do t’i flas zemrës, siç thotë edhe vet motoja e kësaj vizite: “Zemra zemrës”...
Gjuha e zemrës është edhe gjuhë e imazheve, e momenteve më shumë se e argumenteve. Kjo vizitë do të jetë plot çaste ikonike, momente simbolike që do t’i flasin drejtpërsëdrejti zemrës. Ati i Shenjtë Racinger e ka aftësinë të flas në këtë mënyrë e me fjali shumë fisnike. Besoj që kjo do të ndodhë edhe me ne në Angli







All the contents on this site are copyrighted ©.