2010-08-31 16:08:39

Brenda vitit, do të botohet libri-intervistë i gazetarit Peter Seewald me Benediktin XVI


Gjatë javës nga data 26 deri më 31 korrik, në Katelgandolfo, Papa u ndal në bisedë me gazetarin gjerman Peter Seewald mbi disa çështje, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth argumenteve të ndryshme, ashtu siç pati ndodhur edhe dy herë tjera në të kaluarën, me të njëjtin gazetar, kur kardinali Jozef Racinger qe prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.
Biseda ndërmjet Atit të Shenjtë Benediktit XVI e gazetarit u zhvillua në gjuhën gjermane. Botimi i vëllimit - informon një deklaratë e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardit - parashikohet të bëhet në një kohë mjaft të shkurt, para mbarimit të këtij viti, në gjuhën gjermane e italiane, e ndoshta edhe në gjuhë tjera. Siç dihet, përfundon atë Lombardi, të drejtat lidhur me botimet e shkrimeve të Atit të Shenjtë i përkasin Librarisë e shtëpisë Botuese të Vatikanit, që do të botojë edicionin italisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.