2010-08-30 18:21:27

Raporti i OKB-së mbi genocidin në Ruandë provon përgjegjësinë e autoriteteve


(30.08.2010 RV)Qeveria e Ruandës është protagoniste e dhunimit të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare në Republikën Demokratike të Kongos, në periudhën mars 1993 – qershor 2003. Kështu del nga raporti i Komisariatit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut. Në dosjen, që do të publikohet së shpejti, jepen dëshmi e prova për krimet kundër njerëzimit, kryer nga forcat e rregullta ruandeze.
Genocidi ruandez filloi në vitin 1994 me rrëzimin e avionit të presidentit të atëhershëm Juvenal Habjarimana, e vazhdoi për 10 vjet me radhë, deri në vitin 2004. Nga shtypi vihen shpesh në dukje vrasjet e personave të etnisë Tutsi dhe të atyre Hutu të moderuar nga forcat e ish-presidentit, por harrohet se fitimtarët, sapo morën pushtetin, u hakmorrën njëqindfish.








All the contents on this site are copyrighted ©.