Izraeli nuk impenjohet për ndalimin e ngulimeve në Çisjordani
(30.08.2010 RV)Izraeli nuk ka marrë asnjë impenjim para SHBA-ve për rinovimin
e paktit, që parashikonte pezullimin e pjesshëm të ndërtimit të ngulimeve të reja
hebraike, me rastin e bisedimeve për paqen, në program të enjten në Uashington. Deklarata
është e kryeministrit Benxhamin Netanijahu. Ky i fundit do të takohet me presidentin
palestinez Abu Mazen, në bisedimet e para të drejtpërdrejta që prej dy vjetësh, në
praninë e presidentit amerikan, Barak Obama.