2010-08-30 18:21:15

Gedafi, show në Romë


(30.08.2010 RV)Kreu i Libisë, Muamar Gedafi, ndodhet që dje në Romë për kremtimet e dy-vjetorit të Traktatit Itali-Libi. Gjatë ceremonisë, që po mbahet sonte, ai takohet edhe me presidentin e Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane për punët juridike, imzot Domeniko Mogavero. Ndërkaq, akoma vazhdon jehona e fjalëve të shqiptuara dje e sot në Akademinë libike në Romë: “Islami – tha Gedafi – duhet të bëhet feja e krejt e Evropës. Tek ne gratë janë më të respektuara se në Perëndim”. Sipas tij, hapi i parë është integrimi i Turqisë në Bashkimin Evropian. Mbi këto deklarata, të dëgjojmë vetë imzot Mogaveron, në mikrofonin tonë: RealAudioMP3
Besoj se është një provokacion, që për ne evropianët duhet të tingëllojë shumë pozitivisht: mjaft me konsiderimin e fesë si aspekt dytësor i identitetit tonë, e sidomos, mjaft me mënjanimin e saj vetëm në sferën private, sikur të pengonte përparimin e zhvillimin e njerëzve. Pakti fetar, feja është aspekt përbërës dhe themelor i identitetit të një personi e të një populli. Fatkeqësisht, ne në Evropë kemi hequr dorë prej kohësh nga kjo. Dëshmi është refuzimi i përmendjes së rrënjëve të krishtera të Evropës në traktatin e Bashkimit Evropian.
Ju keni shprehur shqetësim për fatin e emigrantëve dhe të refugjatëve afrikanë, që mbahen në burg në Libi. Pse?
Sepse askush nuk ka pasur kurrë mundësi të verifikojë cilat janë kushtet e mbajtjes. Askush nuk ka bërë inspektime, as Italia – e cila ka një protokoll për këtë me Libinë – as organizatat ndërkombëtare. Kisha e ngre zërin, sepse është mike e njeriut e s’ka nevojë për normativa, apo institucione për t’ia mbrojtur të drejtat. Ne duhet të jemi paladinë të respektimit të dinjitetit dhe të të drejtave themelore të njeriut. Është në lojë identiteti ynë e pranimi me koherencë i mesazhit ungjillor.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.