2010-08-30 18:21:50

21 mijë vetë të shpërngulur në Indonezi, për shkak të vullkanit Sindabung


(30.08.2010 RV)Kanë arritur shifrën 21 mijë, personat e shpërngulur për shkak të zgjimit të vullkanit Sindabung, në Indonezi, pas katër shekujsh mosaktiviteti. Njerëzit janë dërguar në 16 strehë, të ngritura në veri të ishullit të Sumatrës, ku do të qëndrojnë së paku një javë. Tymi, që ka arritur lartësinë e 2 kilometrave mund t’u krijojë probleme avionëve, prandaj shumë fluturime janë pezulluar.
Vullkani u zgjua në natën ndërmjet së shtunës e së dielës, por shpërthimi i paradites së sotme, që zgjati 15 minuta, la një erë të rëndë squfuri. Autoritetet kanë urdhëruar të shpërngulen të gjithë njerëzit nga një zonë prej 6 kilometrash rreth vullkanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.