2010-08-29 16:31:57

Papa: nuk mund të ketë paqe pas respektimin e ambientit


“Nuk mund të ketë paqe, pa respektimin e ambientit. E kjo, edhe pse e kemi për detyrë t’ia dorëzojmë breznive të reja në një gjendje të tillë, që ata të mund të banojnë në të me dinjitet e ta ruajnë edhe më tutje. Zoti na ndihmoftë në këtë detyrë”! Kështu u tha Papa Benedikti XVI shtegtarëve e besimtarëve pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo.

“Më 1 shtatorin e ardhshëm - kujtoi Papa - në Itali kremtohet Dita për mbrojtjen e krijimit, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane. Është ky një takim tashmë tradicional, me rëndësi edhe në planin ekumenik”.







All the contents on this site are copyrighted ©.