2010-08-29 16:31:47

Benedikti XVI: përshëndet përzemërsisht minatorët e Kilit të ngujuar në minierë


Papa ka përshëndetur sot “përzemërsisht” veçantë minatorët, që kanë mbetur në galeritë e minierës së Shën José, në zonën kiliane të Atakamës. “Ata e familjarët e tyre - tha Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Kastelgandolfo- ia besoj ndërmjetësimit të Shën Lorencit, duke i siguruar se ndjehem pranë tyre e se lutem vazhdimisht të ruajnë qetësinë e shpirtit, me urimin e shpresën që punimet që vijojnë e po bëhen për t’i ndihmuar të kenë përfundim pozitiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.