2010-08-28 15:16:20

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar


Sot diel 29 gusht, Kisha kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e po më 29 gusht bie festa e martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Gjithnjë më 29 gusht përkujtohet edhe shën Sabina, romake;

Të hënën e kësaj jave, më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin (Gëzimin), meshtar e shën Adautin, martirë; shën Pamakun, senator romak e shën Margariten Ward;

Të martën e ardhshme më 31 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Raimondin Nonnato; shën Aristidin; shën Jozefin e Arimatesë e Nikodemin, nxënës të Zotërisë Jezus;

Të mërkurën më 1 shtatorin e kësaj jave kalendari kishtar përkujton shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen.

Të enjten e ardhshme më 2 shtator, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i shën Albertit e Vitit; shën Zenonit, martir i Nikomedisë.

Të premten më 3 shtator, përkujtimi i shën Gregorit të Madh, papë e doktor i Kishës.
Po kujtojme se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e mujit, që besimtarët e krishtërë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

E shtunën më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjëdhënës.
Gjithnjë të shtunën e ardhsme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

E dielën e ardhshme më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumën Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve.
Sivjet kremtuar 100 vjetorin e lindjes më datën 26 gusht e më 5 shtator përkujtojmë 13 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. E ky përvjetor e kjo festë liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
Gjithnjë të dielën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.