2010-08-27 16:08:07

Rritet numri i të krishterëve në gadishullin arabik


(27.08.2010 RV)Ndërsa në krejt Lindjen e Mesme vazhdon eksodi i të krishterëve, në gadishullin arabik, numri i besimtarëve rritet konsiderueshëm. Kështu shkruan revista mujore e Institutit Papnor të misioneve të jashtme, “Bota dhe misioni”. Në vikariatin e Arabisë, thuhet në të, të krishterët janë miliona. Sipas vlerësimeve zyrtare, ata përfaqësojnë nga 7 deri në 10% të popullsisë, por llogaritë në Emiratet e Bashkuara për shembull, sugjerojnë një numër, që arrin deri në 30%. Vikariati i Arabisë është më i madhi në botë, shtrihet në një sipërfaqe prej 3 milion km katrorë dhe përfshin Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahreinin, Arabinë Saudite, Omanin dhe Jemenin.







All the contents on this site are copyrighted ©.