2010-08-27 16:14:10

Përmbytjet në Pakistan: vriten nga talebanët, 3 veprimtarë humanitarë


(27.08.2010 RV)Bilanci zyrtar i viktimave në Pakistan, për shkak të përmbytjeve, i kapërcen 1600 personat. Deklarata është e zëdhënësit të Autoritetit për përballimin e fatkeqësive kombëtare. Situata në provincën Sindh, më e dëmtuara, është alarmuese: rreth 1 milion vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Pavarësisht nga impenjimi ndërkombëtar, shumë njerëz nuk arrijnë të marrin ndihma e, sikur të mos mjaftonte kjo, nga ambiente të ndryshme të integralizmit islamik mbërrin edhe kërcënimi kundër personelit perëndimor të organizatave humanitare. Janë vrarë nga talebanët, 3 veprimtarë humanitarë. Sipas Kombeve të Bashkuara, janë dëmtuar nga përmbytjet 17 milion vetë e kanë nevojë për ndihma urgjente, të paktën 8 milion. Tre të katërtat e një milion banesave të përmbytura janë shkatërruar krejtësisht dhe shumë persona kanë mbetur të izoluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.