2010-08-27 16:14:21

OKB-ja dhe UNICEF-i kundër përdhunimit masiv në Republikën Demokratike të Kongos


(27.08.2010 RV)“Të ndalohet përdorimi i dhunës seksuale si armë lufte në Republikën demokratike të Kongos”. Kjo është thirrja e fuqishme e UNICEF-it, pas përdhunimit të së paku 179 grave në zonën lindore të vendit, para disa javësh. Sipas të dhënave të organizatës së OKB-së, kjo praktikë është bërë tashmë e zakonshme. Në vitin 2009, viktimat e dhunës seksuale arritën shifrën 18 mijë vetë, por numri i vërtetë është edhe më i madh. Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar rëndë përdhunimet në masë, duke akuzuar milicët Mai-Mai dhe të ashtuquajturat “forca demokratike për çlirimin e Ruandës” si autorë.







All the contents on this site are copyrighted ©.