2010-08-26 12:57:22

T’i lutemi Zotit me të Lumen Nënë Terezë


Në 100 vjetorin e lindjes kremtojmë sot e të 13 vjetorit të festën liturgjike kishtare të së Lumes Nënë Terezë që do të kremtojmë më 5 shtator, e që sivjet përkoi më 13-vjetorin e vdekjes, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetrin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë:
‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.