2010-08-26 18:20:19

Shqipëria kremton 100 vjetorin e lindjes të së Lumes Nënë Terezë. Mesha në Vaun e Dejës, aktivitete përkujtimore në Tiranë.


Në Kishën Katedrale kushtuar së Lumes Nënë Terezë në Laç të Vaut të Dejës, sot shqiptarët u mblodhën pa dallim në kremtimin e Meshës së Shenjtë në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut. Ishte një pjesëmarrje korale gjithë shqiptare, nga autoritetet e Kishës katolike, te Shtetit Shqiptar me kryeministrin e shqiptarët e ardhur nga të gjitha viset brenda e jashtë Shqipërisë.
Meshën solemne në Katedralen e Nënë Terezës në Vaun e Dejës e kryesoi Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Ingles, i cili ishte edhe delegat papnor i Atit të Shenjtë Benediktit XVI në këtë jubile të rëndësishëm për shqiptarët. Në Meshën e Shenjtë ishte i pranishëm i tërë episkopati katolik i Shqipërisë, kryeipeshkvi i Tivari, i Kosovë e ipeshkvij nga Italia e Vende tjera, meshtarë, rregulltarë, rregulltare e mijëra e mijëra besimtarë e qytetarë shqiptarë nga të gjitha anët. Po më hollësisht mbi kremtimin e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë në Shqipëri, nga Vau i Dejës të ndjekim informacionin e Violeta Marashit.............RealAudioMP3
Pas dite vijuan aktivitete të ndryshme përkujtimore në nderim të së Lumes Nënë Terezë në Tiranë, organizuar nga Shteti e shoqata të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.