2010-08-26 12:48:09

Motër Prema, Eprorja e tretë e Kongregatës së Nënë Terezës.


Sot Kongregatës së Motrave të Bamirësisë, themeluar nga e Lumja Nënë Terezë, i prin Nënë Prema, Eprorja e tretë e përgjithshme, pas Nënë Terezës e Nënë Nirmala Joshit, e cila u kthye në jetën kundruese.
Motër Meri Prema, me origjinë gjermane, lindur në Mechthild Pierick, më 13 maj 1953, u zgjodh më 25 mars 2009 në Kalkutë, nga Kapitulli i përgjithshëm i rregulltareve të bamirësisë. Nisi, kështu, punën për të udhëhequr 4. 500 motra, të shpërndara në më se 133 vende, ku kanë dhjetra strehë për të varfërit më të varfër të mbarë botës. U zgjodh në krye të Kongregatës, siç pati shpjeguar AziaNjuz, një motër me emrin Prema, që në sanskritisht do të thotë ‘dashuri’. Motra e zgjodhi këtë emër për të theksuar karizmën e thirrjes së saj, që e çoi në Kongregatën e Nënë Terezës, të cilën e njohu në Berlin, më 1980. Në 100-vjetorin e lindjes së Nënës Themeluese, në një intervistë të gjatë, dhënë Agjensisë Fides, Motër Prema nënvizon se Nënë Tereza ishte, e është, mrekulli për botën. Dëshironte që të gjithë ta njihnin e ta donin Jezusin. Me bindjen se çdo shpirt e dëshiron shëlbimin e Krishtit, me ose pa vetëdije, e se kthimi, pastaj, mbetet vepër e Zotit, nuk është detyra jonë. Vetëm Zoti mund ta kthejë shpirtin.







All the contents on this site are copyrighted ©.