2010-08-25 18:28:17

Ekspozitë kushtuar Nënë Terezës në Kuvendin e Kosovës


Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, sot, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është hapur ekspozita e portreteve të kësaj humanistje të madhe, të piktorit shqiptar Xhovalin Paci. Në hapje të ekspozitës, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Ibrahim Gashi, tha se kjo ekspozitë është fryt i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Pjerin Kiri, shfaqi besimin se kjo ekspozitë do ta ketë edhe në Kuvendin e Kosovës suksesin që e kishte arritur në Kuvendin e Shqipërisë. Autori i portreteve të ekspozuara në Kuvendin e Kosovës, Xhovalin Paci, ka thënë se kjo ekspozitë pritet të hapet edhe në qendra të tjera të rëndësishme, rajonale e evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.