E Lumja Nënë Terezë, në 100 vjetorin e lindjes që bie nesër me 26 gusht
Në pragun e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes të Lumes Nënë Terezë, nëatmosferën
festive e meditative që krijojnë dy data përkujtimore: 26 gushti, 100 vjetorin e lindjes
së Ganxhe Bojaxhiut dhe 5 shtatori, kur mbushen 13 vjet nga dita e kthimit të së Lumes
Terezë tek Ati qiellor, vijojmë të njihemi nga afër me jetën e veprën e Nënë Terezës.
Fjala e Krishtit është gjithmonë aktuale, ky me pak fjalë është mesazhi i Nënë Terezës
në reflektimet që kemi propozuar këtyre ditëve me mendimet, reflektimet e lutjes e
saj. E Lumja Nënë Terezë është shenjtëreshë e kohëve tona e cila me jetë, me vepra
e dëshmi të jashtëzakonshme të dashurisë e shërbimit të të varfërve, ende sot ka shumë
çka të na mëson të gjithëve pa dallim, të rinj e të rritur. “Vullneti i saktë i Zotit
ndaj nesh është: të jemi e të bëhemi të shenjtë”. Nënë Tereza na fton të mësojmë artin
e dashurisë së vërtetë. Të shkëputesh nga bota e ta quash kotësi gjithçka bota
e shikon si qëllimin kryesor të jetës. Të shkosh kundër rrymës, duke zgjedhur me vullnet
të lirë varfërinë, në sa bota rend pas pasurisë; të mbathësh sandale fare të thjeshta,
me bindjen se thjeshtësia e tyre t’i shtyn këmbët larg nga mëkati, në rrugën që të
çon tek të varfërit, do të thotë tek Krishti’. Kjo është karizma e Nënë Terezës dhe
e motrave të saj, e për këtë na flet e Lumja shqiptare në reflektimin e sotëm emisionin
“E Lumja Nënë Terezë, në 100 vjetorin e lindjes “bazuar tek libri ‘Jeta ime’. Krishti
në të varfërit Veshja na kujton se jemi shkëputur nga bota e nga kotësitë e
saj. Kur e veshim, lutemi kështu: “Po e vesh, që bota të mos ketë kurrfarë kuptimi
për mua, e as unë për botën; që sari të më kujtojë petkun e bardhë të Pagëzimit e
të më ndihmojë ta mbaj zemrën time larg prej mëkatit”. E ndërsa mbathim sandalet,
themi këtë lutje: “Me vullnet të lirë, o Krisht, do të ec pas Teje kudo që të shkosh
në kërkim të shpirtrave, pa marrë parasysh asgjë, veç dashurisë për Ty”. Shumica
e motrave tona vjen nga India (e është e natyrshme, sepse Kongregata jonë e ka zanafillën
pikërisht në Indi). Por në Romë kemi një noviciat me dëshirtare që përfaqësojnë
18 kombe të ndryshme të Evropës e të Amerikës. Një noviciat tjetër e kemi në Australi.
Kohët e fundit hapëm një të tretë në Afrikë, duke pasur parasysh se në këtë kontinent
rritet çdo ditë numri i thirrjeve të reja për rrugën tonë. E pastaj edhe në Filipine,
në Poloni… Vajzat që hyjnë në Kongregatën tonë zakonisht vijnë nga shtresat e mesme
e të ulta. Gjëja më e bukur që kanë këto të reja, është përkushtimi i tyre i plotë
dhe vendosmëria për t’ia dhuruar gjithë vetveten Krishtit. Të gjitha memëzi ç’presin
të jetojnë në varfëri të vërtetë Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mund t’i njohësh
vërtetë të varfërit, pa e provuar jetën e tyre. Për këtë arsye varfëria e institutit
tonë është liria jonë e forca jonë. Misionaret e bamirësisë janë plotësisht të
bindura se sa herë që i ndihmojnë ose i prekin të varfërit, prekin vetë Korpin e Krishtit
nën dukjen e dhimbjes. Është Krishti ai, të cilit i shërbejmë ndër të varfërit;
prandaj nuk mund t’u afrohemi atyre me fytyrë të mvrejtur. Kongregata jonë ka për
detyrë t’i japë të hajë Krishtit që ka uri; ta veshë Krishtin e zhveshur, ta mjekojë
Krishtin që është i sëmurë, t’i japë një strehë Krishtit, që s’ka çati mbi kokë. Është
një mrekulli e vërtetë të shikosh sesi të rejat tona i kushtohen plotësisht e me dashuri
të sinqertë shërbimit të të varfërve të Krishtit.