2010-08-25 13:36:00

100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës në Shqipëri Mesha në Laç të Vaut të Dejës


100 Vjetori i Lindjes së të Lumes Nënë Tereza e Kalkutës (Gonxhe Bojaxhi).

Njoftim për shtyp

Kisha katolike në Shqipëri kujton nesër 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezë në Katedralen e Vaut të Dejës kushtuar së Lumes shqiptare me kremtimin e Meshës së Shenjtë.

Pra, veprimtaritë për jubileun e 100 vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës, për Kishën Katolike ne Shqipëri, do të kulmojnë nesër në kremtimin e Meshës në Katedralen e parë shqiptare kushtuar Nënë Terezës, në Laç të Vaut të Dejës me datë 26 gusht 2010 në orën 10.00.
Meshën Shenjte do ta udhëheqë Shkëlqesia e Tij, Imzot Ramiro Molnar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri i cili është emëruar për këtë rast edhe si Përfaqësues i Veçantë i Atit të Shenjtë Papës Benedikti XVI në Shqipëri për kremtimin e 100 vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës.
Dita e nesërme do të jetë një ditë shtegtimi për të gjithë besimtarët katolikë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Kremtimi liturgjik i Eukaristisë, për të krishterët katolikë, është çasti më i rëndësishëm në përkujtimin e një njeriu i cili është ngritur në nderin e të Lumëve në elter. Kujtojmë se Nënë Tereza u shpall e Lume nga papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003 në Vatikan.
Si atëherë në Vatikan, edhe nesër në Laç të Vaut të Dejës në Meshën Shenjte në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë do të jenë të pranishëm të gjithë ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri dhe të trevat shqiptare, po kështu edhe autoritetet shtetërore e natyrisht besimtarë e shqiptarë nga të gjitha viset.
Po më hollësisht mbi përgatitjen e Kishës Katolike në Shqipëri për kremtimin e Jubileut të bijës, motrës e nënës shqiptare, të së Lumes Nënë Terezë, nga Laçi Vaut Dejës na njofton Violeta Marashi..........RealAudioMP3

Bashkangjitur do të gjeni edhe një biografi të shkurtër zyrtare të Nënë Terezës marrë nga website i Vatikanit (http://www.vatican.va/news_services/liturgy/saints/ns_lit_doc_20031019_madre-teresa_al.html)

Ju lutem, nëse ka dikush që do të marrë pjesë në kremtim për të paraqitur ngjarjen në mediat përkatëse, të kontaktojë në mënyrë që të rezervohet një vend i veçantë për mediat në formën e akreditimit te Zyra e shtypit e KISH
--
Dom Gjergj Meta
Zedhenes i Konferences Ipeshkevore te Shqiperise

Katedralja e Shen Palit
Bulevardi Zhan D'Ark
Tirane

tel. +355 42 234655
cel. +355 69 20 80 188
email: gj.meta@gmail.com







All the contents on this site are copyrighted ©.