2010-08-23 15:51:46

Konkurs kinematografik për të informuar të rinjtë mbi Sidën


(23.08.2010 RV)Një konkurs kinematografik për të rinjtë, që të njohin rreziqet e Sidës e të edukohen drejt seksualisht: kjo është nisma e organizatës “Ajan” të jezuitëve për luftën kundër Sidës në Afrikë. Konkursi do të zhvillohet nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor e në të do të marrin pjesë fëmijë e të rinj, nga mosha 10 deri në 25 vjeç. Të gjithë janë nxënës në shkollat e jezuitëve në Afrikë. Për të marrë pjesë në garë, të rinjtë duhet të paraqesin një skenar për një film të shkurtër, 5-8 minuta, në të cilin, me fantazi e duke pasur parasysh rregullat e sjelljes së krishterë, duhet të tregojnë si mund të përballohet sfida e Sidës në kontinentin e zi. 20 skenarët më të mirë do të përdoren nga organizata “Ajan”, e cila do të përgatisë një dvd didaktik me filmat përkatës.







All the contents on this site are copyrighted ©.