2010-08-23 15:20:42

Dita Botërore e Kujtimit të trafikut të skllevërve dhe e heqjes dorë prej tij


(23.08.2010 RV)Janë së paku 2 milion e 700 mijë, viktimat e trafikëve e të shfrytëzimit në të gjithë botën, për një volum biznesi prej 32 miliard dollarësh. Kështu del nga të dhënat e raportit vjetor të organizatës “Save the children” (Shpëto fëmijët), publikuar në Ditën e sotme Botërore të Kujtimit të trafikut të skllevërve dhe të heqjes dorë prej tij. Kjo datë është e rëndësishme për debatin e reflektimin mbi format moderne të skllavërisë. Me krijimin e rrugëve të reja të emigracionit, skllavëria vazhdon të jetë e pranishme në shoqërinë e sotme, duke marrë forma nga më të ndryshmet, që nga shfrytëzimi seksual tek ai i krahut të punës. Por cilat janë karakteristikat e sotme të këtij fenomeni? Përgjigjet pedagogu i historisë dhe i gjeopolitikës në Universitetin e Bolonjës, Zhan Leonàr Tuadì, ai vetë afrikan:RealAudioMP3
Me fenomenin e globalizimit, që e bën të lehtë transportin e zhvendosjen e njerëzve, edhe ky krim i urryer e trafiku i personave kanë marrë përmasa ndërkombëtare. Prandaj, strategjitë e luftës në nivel kombëtar nuk mjaftojnë më. Ndihet gjithnjë e më tepër kërkesa për koordinim rajonal, së paku përsa i përket Evropës. Agjensitë ndërkombëtare të krimit e kanë kuptuar se si mund ta shfrytëzojnë globalizimin dhe lehtësinë, që ai jep në komunikime dhe transport. Rrugët e trafikëve dihen e njihen edhe agjensitë, që nxisin këtë tregti të turpshme. Mungon legjislacioni, si për parandalimin, ashtu edhe për luftën kundër këtyre krimeve, legjislacion, që duhet t’i përgjigjet karakterit ndërkombëtar të fenomenit. Mendoj se në këtë fushë ka akoma shumë për të bërë.
UNESCO ka një program të veçantë për luftën kundër trafikut. Se ç’mund të bëjë ai, na e shpjegon në mikrofonin tonë, presidenti i Komisionit italian të organizatës, Gjovani Puljizi:
UNESCO bën atë që mund të bëjë një agjensi për edukimin, kulturën e shkencën. UNESCO ka një program, që quhet “Rrugët e skllevërve”, i cili lidhet me interesat kulturore të shumë vendeve, për të marrë informacion mbi këtë çështje. Është e rëndësishme ta njohim problemin, në formën që ai ka marrë sot, për ta luftuar si duhet.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.