Për herë të parë një pedagog katolik u jep mësim myslimanëve
(22.08.2010 RV)Qendra botërore e Islamit, Arabia Saudite, për herë të parë
pranon që një profesor i teologjisë së krishterë të mbajë konferenca mbi dialogun
ndërfetar në një nga universitetet e Riadit. Javën e kaluar, përfundoi një cikël
leksionesh për rreth 40 pedagogë sauditë, Leonard Suidler, profesor i teologjisë katolike
dhe i dialogut ndërmjet feve në Universitetin Tempëll të Filadelfias. Mëse dhjetë
prej pedagogëve sauditë ishin gra. Edhe vetë ateneu arab, që ftoi profesorin katolik,
e konsideron këtë ngjarje si të jashtëzakonshme dhe si hap të rëndësishëm në ndryshimin
e mentalitetit saudit ndaj krishterimit. Leksionet u zhvilluan pas një kursi javor
organizuar në Amerikë, ku morën pjesë 14 pedagogë sauditë, të cilët, për herë të parë,
dialoguan e u konfrontuan me kolegë të krishterë e hebrenj. Vizita e Leonard
Suidler në Arabinë Saudite shërbeu edhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin e ardhshëm
ndërmjet Universitetit “Mbreti Abdullah” dhe institutit të Filadelfias. Në universitetin
saudit, ekziston një institut për dialogun ndërmjet qytetërimeve, hapur me dëshirën
e vetë mbretit, pas takimit të tij me Benediktin XVI, në vitin 2007.