2010-08-21 12:36:28

El Salvador: bashkëpunim i Kishës me shtetin për gjetjen e fëmijëve te zhdukur


(22.08.2010 RV)Ipeshkvi i San Salvadorit, imzot Gregorio Roza Çavez u bë javës që kaloi anëtar i Komisionit kombëtar për kërkimin e fëmijëve të zhdukur gjatë 12 vjetëve të luftës civile. Konflikti shkaktoi vdekjen e mëse 75 mijë salvadorenjëve dhe zhdukjen e mëse 8 mijë personave, ndër të cilët qindra fëmijë. Lufta përfundoi më 1 janar 1992 e që atëherë, Kisha lokale, sëbashku me organizata kombëtare e ndërkombëtare, është impenjuar jashtëzakonisht për zgjidhjen e problemeve të trashëguara, me qëllim arritjen e pajtimit të vërtetë të popullsisë. Më 1994, meshtari Xhon Kortina themeloi Shoqatën për kërkimin e fëmijëve të zhdukur. Deri tani, nga një listë prej 600 vetësh, është sqaruar fati i 200 fëmijëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.