2010-08-18 17:36:33

Telegram i Papës për Françesko Kosigën, që u nda nga jeta dje


(18.08.2010 RV)Vazhdojnë mesazhet e ngushëllimit e homazhet për ish-presidentin italian, Françesko Kosiga, i cili vdiq dje në moshën 82 vjeçare. Dy, telegramet me të cilat Papa Benedikti XVI shpreh ngushëllimet e veta: njëri i drejtohet presidentit aktual të Republikës, Xhorxhio Napolitano, ndërsa tjetri, bijve të burrit të shtetit italian. Sot paradite, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone bëri homazh në sallën e përmortshme pranë Kishës së Universitetit Katolik, në Poliklinikën “Gemelli”, ku është vendosur trupi pa jetë i senatorit të përjetshëm. Nesër, në orën 10.30, në Sasari të Sardenjës, vendlindja e Françesko Kosigës, do të kremtohet funerali privat në kishën e shën Jozefit.RealAudioMP3
Në telegramin dërguar bijve, Ana Marisë e Xhuzepes, Ati i Shenjtë kujton me dashuri “burrin e shquar katolik të shtetit, studiuesin e madh të ligjit e të përshpirtërisë së krishterë”, që diti të punojë pa u lodhur për të mirën e përbashkët. Në telegramin tjetër, për presidentin Napolitano, Benedikti XVI e quan Françesko Kosigën “shërbëtor bujar të institucioneve”. Për figurën e tij, të dëgjojmë kryetarin e Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri, imzot Rino Fizikela:
Mendoj se do të mbetet në historinë e Italisë si figurë e një burri të madh shteti, me respekt të thellë për institucionet. Por, kësaj, dua t’i shtoj edhe katolikun e impenjuar në politikë. Edhe në letrat, që janë bërë publike, presidenti Kosiga nuk mungon të shprehë fenë e tij të thellë, lindur e rritur në Kishën Katolike. Do të thosha, prandaj, se ai është një nga katolikët e shumtë të mëdhenj të historisë së impenjimit politik në këtë vend.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.