2010-08-18 17:37:52

Më 18 gusht kalendari Kishtar përkujton shën Florin e shën Laurin, martirë të Dardanisë


Më 18 gusht kalendari Kishtar perkujton Martirët e Ulpianës afër Prishtinës: Shën Florin e Laurin
Sot më 18 gusht, Kisha katolike përkujtoi dy shënjtorë, që derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare: e kemi fjalën për Shën Florin e Shën Laurin, nga qyteti i Ulpianes në tokën e Dardanisë, Kosova e sotme.
Tradita dymijevjeçare e krishterimit nder Shqiptar, nuk mund te mos i falte banoreve te ketyre trevave ne shekuj edhe shenjtoret vendas, ose ungjillezues te trevave ku banojne sot shqiptaret. Dy prej tyre i kremtoi sot Kisha universale: jane Shen Flori e Shen Lauri:
Per t’i njohur me mire figurat e tyre po kujtojme:
Sikurse deshmohet prej burimeve kishtare, Dyrrah-u –Durresi, pati qysh ne vitin 56 nje ipeshkev te shuguruar.


Ne kohen kur Shen Pali shkelte ne Durres, atje nisi sherbimin nje ipeshkev me emrin Cesar, i cili qe nje nga martiret e pare te fese se Krishtit, pra nje nga shenjtoret me te hershem te krishterimit.
I dyte nder shenjtoret e botes iliro-shqiptare eshte shen Ashti (apo shen Asti), gjithashtu peshkop i Durresit, i martirizuar ne vitin 117.
Shen Jeronimi (Hieronymus), nje nga kater dijetaret e medhenje te kishes, qe ne shekullin e 4-t Perktheu “Vulgate-n”, duke i dhene Perendimit te parin tekst te shkrimit te shenjte ne latinisht, ishte nga Stridoni i Dalmacise, vend i banuar nga iliret, gje qe e pohon vete Shenjti ne shkrimet e tij.

Pak a shume ne te njejten kohe, shen Niketa, i njohur edhe me emrin “ shen Niketa i Dardanise “apo “ shen Niketa i Remessiana-s” ( tek sllavet: “sveti Nikita”, kompozoi himnoren e mirenjohur “ Te deum, laudeamus”-“ Ty Zot te lavderojme”. Te pakten qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi ne Cambridge (1905) monografine “Niceta of Remessiana”, dihet boterisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete shen Niketa shkruan me doren e tij: “Dardanus sum” jam dardan.

Shenjtoret e martire te tjere pasuruan traditen e krishterimit ne Shqiperi duke ardhur prej visesh ku nuk paten mundesi, per shkak te persekutimeve te jashtzakonshme, te perhapnin Ungjillin e Krishtit.

Flori dhe Lauri, ose Floriani dhe Laurini, siç njihen shpesh dy vëllezërit binjakë, erdhën nga vise të largëta në shekullin e 2-të në Dardani, e pikërisht në Ulpiana, afër Prishtinës, ku, me pelqimin e sundimtareve vendas, ngriten një Kishë të krishterë, të cilen ia kushtuan Jezu Krishtit. Jetuan në gjysmen e parë të shekullit të 2-të dhe, kur persekutimi ndaj krishterimit u shtri edhe në trevat ilire, u martirizuan në Kosovën e sotme, duke mbrojtur kështu tokën e të parëve tanë me gjak të derdhur për të deshmuar Krishtin.

Në fillimin e shekullit të pestë, sipas dëshmive të Atëe Zef Valentinit ( 1929), shën Gjon Gojarti kaloi dy vite të vështira në brendësi të Ballkanit, saktësisht në tokën ilire. Një dëshmi e paraqitur një shekull më parë nga greko- shqiptari Nikolaos Mystakidis bën të ditur se Kishës së Laboves perandori Justinian i dhuroi një copë nga druri të shenjtë të kryqit të kryqëzimit të Krishtit dhe një dorëshkrim të artë të shën Gjon Gojaritit.

Tradita e takimit të hapësires shqiptare vashdoi me shekuj. Në veri shën Sergji e Baku; në jug shën Gjon Vladimiri, deri tek shën Kozmai, tregojnë se bota shqiptar e jo vetëm nuk ishte e largët për misionaret e shenjtë, por, madje, u krijonte atyre mjedise zhvillimi a lartesimi për misionin e ungjillëzimit e përhapjen e kulturës. Kjo nuk lidhet vetem me bashkësitë e krishtera, por me bashkësinë shqiptare në tërësi. Për ilustrim po lexojmë të plotë letrën e Ali pashë Tepelenës drejtuar të bindurve të tij, me porosinë për ringritjen dhe ruajtjen e manastirit të shën Kozmait:

“Juve rum te nahijes se Beratit, myzeqare dhe vlleh grabovare, katunde dhe çifliqe. Ju lajmeroj se ja ku vura nje epitrop qe te me ndreqe manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe une me aspra e te ndihmoni dhe ju si t’ju thote dhespoti, me qellim qe te ndreqet ky manastir. Per ata qe nuk do te japin ndihmen e tyre, do te me mbetet hateri dhe pastaj do te paguajne dyfish. Sikunder ju urdheroj ashtu te beni pas ketij vendimi. (Ne Gjirokaster, me 12 shtator 1813” (“Kodiket e shqipresie “, bot i DPA § Unesco-s, Tirane 2003, f.48)

Dijetari austriak, Todor Ippen, shkruan se ne malet e Shqiperise se Veriut dikur shiheshin portrete shenjtoresh te kohes se paleokrishterimit. Kjo nuk eshte provuar dhe as mohuar nga ndonje studiues i mevonshem. Por ne nje permendore tjeter te kultures tradizionale, ne te drejten etnozakonore shqiptare, thuhet rrepte se “shtepia e shqiptarit eshte e Zotit, e mikut dhe e shtegtarit”, shprehje kjo e mirenjohur per te gjithe, por, per fat te keq pa shtojcen: “Kujdes, sepse nuk dihet kush troket: shenjti a perderësi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.