2010-08-17 17:06:20

Shembull për politikanët: kështu Papa në telegramin për funeralin e ish-presidentit të Maltës, Guido De Marko


(17.08.2010 RV)Një burrë shteti i mençur, shembull për ata që kanë detyra publike: kështu e kujton Papa, ish-presidentin e Maltës, prof. Guido De Marko, funerali i të cilit u kremtua dje në kon-katedralen e Shën Gjonit, në kryeqytetin La Valeta. Benedikti XVI e pati takuar presonalisht prof. De Markon gjatë udhëtimit apostolik në Maltë, prillin e kaluar.
Ati i Shenjtë u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve përmes një telegrami, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone. Guido De Marko ndërroi jetë më 12 gusht për shkak të problemeve në zemër, në moshën 79 vjeçare. Papa kujton “kontributin e rëndësishëm që ka dhënë, jo vetëm në planin e çështjeve të brendshme të Maltës, por edhe për jetën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti gjatë periudhës kur ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”. Duke dëshmuar Krishtin në jetën politike, nënvizon Benedikti XVI, ish-presidenti i Maltës është bërë shembull për të gjithë ata, që kanë role shtetërore e publike. Papa lutet që ta ndjekin këtë shembull e u jep të gjithëve bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.