2010-08-17 17:06:48

Pakistan: vetëm një e gjashta e të përmbyturve ka marrë ndihma. Ngjall shqetësim higjiena në kampet e të shpërngulurve.


(17.08.2010 RV)Gjendja në Pakistan, pas përmbytjeve të dy javëve të shkuara, vazhdon të mbetet kritike. Më shumë se 800 mijë shtëpi janë shkatërruar nga ujrat e rrëmbyer, deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i informacionit i qeverisë pakistanase Kamar Zaman. Më pas ministri shtoi se pritet përmirësim i motit edhe në zonat e Panxhabit dhe të Sindit, ku ditët e kaluara lumejt që vërshyen shkaktuan dëme në njerëz dhe në materiale. Ndërkaq, edhe solidariteti ndërkombëtar është vënë në lëvizje, por për arsye të ndryshme, nga gjashtë milionë të shpërngulur vetëm një milion ka marrë ndihma. Sidoqoftë, tani po ngjall shumë shqetësim situata higjenike në kampet ku gjenden të shpërngulurit. Sipas burimeve të OKB-së një në dhjetë vetë rrezikon të marrë infeksione të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.