Afganistan: tre atentate të reja shkaktojnë pesë të vdekur.
(17.08.2010 RV)Në Afganistan terroristët vazhdojnë të godasin. Tre ushtarë
të NATO- dhe dy civilë humbën jetën në tre atentate në zona të ndryshme të vendit.
Ndërkaq, presidenti Hamid Karzai nënshkroi dekretin që i detyron shoqëritë e sigurimit
publik të largohen nga vendi brenda katër muajve të ardhshëm. Nga ana tjetër presidenti
amerikan Barak Obama pohoi edhe një herë se plani për tërheqjen e trupave amerikane,
planifikuar për në 2011, nuk do të pësojë asnjë ndryshim.