2010-08-16 17:57:08

Pakistan: mbi 3 milionë fëmijë të rrezikuar të vdesin nga ndotja e ujit


Shqetësojnë lajmet që arrijnë nga Pakistani i goditur javëve të fundit nga vërshimet e përmbytjet që kanë shkaktuar mbi 1600 të vdekur e goditur mëse 20 milionë njerëz. Alarmi i fundit vjen nga Kombet e Bashkuara që thonë se 3.5 milionë fëmijë të Pakistanit rrezikohen nga sëmundjet që shkaktohen nga uji i ndotur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është përgatitur të përballojë 140 mijë të sëmurë, në rast të shpërthimit të epidemisë së kolerës. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Mauricio Xhuliano, tha se “uji dhe shëndeti” paraqesin shqetësimet më të mëdha për organizatën botërore. Sistemi i furnizimit me ujë në Pakistan është dëmtuar rëndë nga përmbytjet. Këto të fundit kanë prekur rreth 20 milionë njerëz dhe një të pestën e territorit të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.