2010-08-16 16:53:27

Kanga e Shëna Rrokut


(16.08.2010 RV)Leu në Francë për mrekulli
Rroku mbushë me hir t’Tenzot
ta ndigiojmë kët rixhaxhi
që pajtuer na doli sot.

Refreni
Amanet Shenjti Shna Rrok
lutju ti të Madhit Zot
që t’dikojë mëshirë mbi ne
e t’na mbajë me shejten Fé.

S’kje ipeshkëv as meshtár
por me zell e fort e fort,
ai që kje veç shekullár,
desht mbi tana të madhin Zot.

Refreni...

E pat fisin ai zotëni,
por me kenun me Tenzonë
s’deshti plang as deshti shpi
kushtoi vedin përgjithmonë.

Refreni...

Duel prej Francet fukara
e u nis për me shkue në Romë
Bani rrugën veç tuej kja
tuej menduemun për Tenzonë

Refreni...

I Madhi Zot gjuejti me rrëfé,
çoi murtajën në dhé të vet
Rroku, mbushë me shejtën Fé
gjithkend mbushte me gajret

Refreni...

Bani vedin krejt kurban
për me dekun për vllazní
i kërkoi Tenzot derman,
që ta hiqte këtë mëni.

Refreni...

E çoi dorën me virtyt
për me hjekë at kastigim,
e me forcë të Shêjtes Krygjë
e libroi gjith’ at’ kshtenim…

Refreni...

Kush ta ndjekë me devocion
ta ndigiojë njiket’ premtim
Shejti doret nuk e l’shon
në lëngatë as në lëngim.

Kanga këndohet në fshatin e Shirokës, pranë Shkodrës, gjatë procesionit të festës së Pajtorit.
 

 







All the contents on this site are copyrighted ©.