2010-08-14 20:25:49

Solemniteti i të Ngjiturit të Marisë në Qiell. Jemi filiza drite në botë


Në fytyrën e Virgjërës së Bekuar mund të shohim bukurinë e Zotit e, përmes shembullit të saj, të shijojmë dashurinë e Zotit e cila gjithmonë fiton mbi të keqën.
T’i lutemi Marisë, Mbretëreshës së Paqes, të na ndihmojë edhe sot, për fitoren e paqes.
Maria, është e Lumtur për të gjitha breznitë sepse ka besuar, sepse i është bashkuar Zotit, sepse jeton me Zotin.
Maria, ka përgatit me trup e shpirt këtu në tokë banesën për Zotin, dhe tokën e ka hapur për qiellin. Këndej duhet të kuptojmë domethënien themelore të fjalëve të Elizabetës drejtuar Nënës së Zotit, për çka foli ungjilli i sotëm: “ E Lumja tij pse besove:” Akti i parë dhe themelor për të gjetur banesën në Zotin e për të gjetur kështu lumturinë përfundimtare është të besosh. Është feja, feja në Zotin, në atë Zot që është shfaqur në Jezu Krishtin e që edhe sot zëri i Tij dëgjohet përmes Fjalës hyjnore të Shkrimeve të Shenjta.
Në këtë solemnitet edhe herë ripohojmë se “duke shikuar fytyrën e Marisë” mund të shohim “bukurinë e Zotit, mirësinë e tij, mëshirën e tij hyjnore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.