2010-08-13 20:52:12

Historiku i festës të të Ngriturit të Zojës në Qiell


 Festa Te Ngriturit e Zojës ne Qiell ka zanafille te lashte. Me se pari takojmë ne Kishën bizantine ne shek. V. Tradita e letrave te Kishës e përmend te jete festuar ne Jerusalem me 15 gusht si feste e Nenes se Zotit, e cila ishte e përhapur ne tere Lindjen si "Dite, ne te cilen Shenjtja Mari pushoi se jetuari ne toke", qe ne shek. VII na del si "Natale Mariae" edhe ne Rome, ne kuptimin e ditëlindjes se saj ne amshim. Pastaj me vone, kah fundi i shek. VIII ne nje Sakramentar Romak na del si "Ngritja e se Lumes Mari".
Edhe pse ne nje lutje te kësaj kohe permendet vdekja e saj, por prape me besim se "vdekja" s'ka mundur ta mbizotërojë. Gjate shekujve Maria u paraqit ne piktura dhe ikona te ndryshme. Ne këto figura është paraqitur Maria edhe sipas legjendave te ndryshme. Nje tip pikture, e cila u shfaq deri ne kohen e stilit te barokut, paraqet Marine, se si ajo me tere shtatin e saj ngjitet ne Qiell, ndërsa apostujt rrine prane sarkofagut te saj te zbrazet. Legjenda tjeter per Marine, e cila ne veçanti beri jehone, flet per arkivolin e Nenes se Zotit, ne te cilen apostujt ne vend te kufomes se saj gjeten ne te lule.
Festa e te Ngriturit e Zojes ne Qiell, qe kremtohej bashke me oktaven (tetediteshin) dhe vigjilien me karakter pendestar, se fundi ne Mesharin e ri romak, kremtohet edhe me nje Meshe mbremesore dhe ka Prefacion te veçante, i cili shpalli fshehtesine e te kremtes dhe domethenien e saj per ne ne menyre himnizuese: "Pernjemend eshte pune e denj dhe e drejte, eshte detyre e jona dhe burim shelbimi, te falemi nderit gjithmone e gjithkund ty, o Zot, Ate i shenjte, Hyji i gjithpushteteshem dhe i amshuar, neper Krishtin Zotin tone".
Festa e Ngritjes se Zojes ne Qiell eshte kremte e shpreses dhe e gezimit te veçante, sepse ajo duke pase qene njera prej nesh, pra, duke pas qene njeri, u ngjit ne Qiell me trup dhe me shpirt. Ne kete menyre kjo feste dhe i tere kuptimi qe kjo feste permban, jane per ne kujtim ne ardhmerine madheshtore te Qiellit. Ne kete feste lavderojme "madheshtine mahnitese te te amshuares, te madheshtise qe tejkalon gjithçka, ne te cilen do te na lejohet te kemi pjese, dhe ne çmimin e saj madheshtine e çdo njeriu, ashtu siç e ka permendur meshira e hirit te Zotit" (Karl Rahner).

Kjo feste tek populli shqiptar është e njohur me se shumti si Zoja Cërnagore. Si e tille njihte qe moti nga te gjitha trevat shqiptare (kryesisht ne Kosove). Atë Zef Valentini ne shkrimet e tij përmend, qe Shenjtërorja e Letnicës, te këtë qene vend shtegtim për te gjitha trevat shqiptare deri ne vitin 1913. Shenjterorja e Letnices në Kosovë, siç jemi deshmitare te gjithe, nuk eshte vendshtegtim vetem i katolikeve, por edhe i myslimaneve dhe i ortodokseve. Madje, kujtoj, ka pak shqiptare katolikë që nuk e dinë këngnën "N'Cërngagore kemi nji nanë".

Sipas Eterve te Kishes, kjo feste tregon shenjterimin e trupit tone.







All the contents on this site are copyrighted ©.