2010-08-12 17:04:50

Moskë: Opozita kërkon dorëheqjen e Putinit dhe të Luzhkovit.


(12.08.2010 RV)“Radioaktiviteti është në nivelin e lejueshëm, madje edhe në zonat përreth Çernobilit.”Kështu deklaroi për shtypin zëvendësdrejtori i shërbimit meteorologjik rus Valeri Dajdjushenko. Ndërkaq opozita paralajmëroi për një manifestim përpara bashkisë së Moskës për të kërkuar dorëheqjen e kryetari të bashkisë Luzhkov dhe të kryeministrit Putin për paaftësi në mbarështimin e krizës së zjarreve që kanë përfshirë Rusinë që në korrik. Nga ana tjetër situata e zjarreve, - të cilat deri tani kanë djegur rreth një të katërtën e krejt prodhimit rus të drithërave, - po përmirësohet. Në fakt, sot presidenti Dimitri Medvedev hoqi gjendjen e jashtëzakonshme për tri provinca nga shtatë që kanë probleme me zjarret.







All the contents on this site are copyrighted ©.