Kosova drejt Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të 14 shtatorit
Kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi tha sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar se
institucionet shtetërore të Kosovës po përgatiten seriozisht për mbledhjen e Asamblesë
së Përgjithshme të OKB së për 14 shtator. Në këtë kohë, një delegacion i lartë i Kosovës
do të jetë në Nju Jork. "Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka respektuar
vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka legjitimuar shpalljen e Kosovës shtet i pavarur
dhe sovran, presim të vijnë edhe njohje të reja nga shumë shtete të botës", theksoi
Thaçi.