2010-08-11 16:53:12

Peruçac, gjenden kufoma shqiptare nga Kosova


(11.08.2010 RV)Liqeni Peruçac në Serbi ishte pothuaj i panjohur deri më 19 korrik, kur pas zbrazjes nga uji për riparimin e digës, ekspertët mjeko-ligjorë filluan kërkimet për të identifikuar trupat, që dukeshin qartë në fund të tij. Deri tani, aty janë gjetur njerëz me kombësi të ndryshme, madje edhe gjermanë të kohës së Luftës II Botërore. Sot, jepet lajmi se është gjetur një pjesë e kamionit frigorifer me kufomat e 50 shqiptarëve nga Kosova. Sipas televizionit serb, ai është hedhur në liqen në vitin 1999. Kërkimet vazhdojnë nën kujdesin e Gjykatës së veçantë serbe për krimet e luftës. Në deklaratën për televizionin serb, prokurori për krime të luftës Vladimir Vukçeviq nuk i ka bërë publike detajet e hetimeve, por ka theksuar "gatishmërinë e organeve shtetërore për të hetuar edhe gjurmët më të vogla të çfarëdo krimi të luftës".







All the contents on this site are copyrighted ©.