2010-08-11 16:51:40

Mesazh i Papës për një shoqëri pa të mënjanuar në Argjentinë


(11.08.2010 RV)Në Argjentinë do të fillojë së shpejti mbledhja e fondeve në famulli për programin “Màs por Menos”, i cili ka si synim të ndihmojë nevojtarët e të nxisë solidaritetin. Benedikti XVI, në mesazhin e tij për këtë rast, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, u bën thirrje argjentinasve t’i përgjigjen me “bujari të sinqertë” kësaj nisme të Kishës. Në vend, dallohet puna e Komisionit ipeshkvnor për asistencën e popullsive të zonave më të varfëra. Papa i lutet Zojës së Lujàn-it, pajtore e popullit argjentinas, t’i mbështesë e t’i mbrojë të gjithë ata që marrin pjesë në mbledhjen e fondeve.
Edicioni i këtij viti i “Màs por Menos”, me temë “Do të ndërtojmë një histori pa të mënjanuar”, do të mbahet më 11 e 12 shtatorin e ardhshëm në të gjitha famullitë e vendit. Vitin e kaluar, me këtë rast, u mblodhën 1 milion e 700 mijë euro, të cilat kanë shkuar për ndërtimin e shtëpive, për krijimin e bizneseve të vogla dhe për realizimin e projekteve të ndryshme në zonat më të varfëra. I sivjetmi, është edicioni i 41-të.







All the contents on this site are copyrighted ©.