2010-08-11 17:26:58

Gjeorgji, Moska dërgon raketa në Abkazi: shqetësohet Tbilisi


Rritet tensioni në Kaukaz. Qeveria ruse ka pozicionuar raketat mbrojtëse ajrore S-300 në Abkazi, rajon i Gjeorgjisë që ka shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Kështu njoftoi komandanti i aviacionit ushtarak rus, gjenerali Lexander Zelin, i cili sqaroi se qëllimi i mjeteve ushtarake është “mbrojtja ajrore e territorit të Abkazisë e të Osetisë së jugut”. Të dy rajonet gjeorgjiane kanë shpallur pavarësinë pas konfliktit të armatosur të gushtit 2008. Pavarësia që qe njohur vetëm nga Rusia e nga pak vende tjera si Venezuela e Nikaragua. Qeveria e Tbilisit, që mbron integritetin e territorit, ka shpreh “shqetësimin” për manovrat ruse.
Këto manovra ushtarake përgatiten pak ditë pas një vizite në rajon të presidenti rus Medvedev, gjatë së cilës vizitë ai ripohoi mbështetjen e ndihmat nga ana e Rusisë. “Duhet të jetë shqetësim jo vetëm për Gjeorgjinë por për të gjithë aktorët tjerë rajonal, përfshirë edhe Naton”, ka komentuar zëvendës presidenti gjeorgjian, Temu Yakobashvili, cituar nga Bbc. “Është e qartë - shtoi ai - që Rusia ka përdorur territoret e pushtuara si platformë ushtarake për të hedh në qarkullim plane më të larta e të mëdha që nuk kanë të bëjnë me Gjeorgjinë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.